Ambasadorja gjermane: Këtë javë jemi para vendimesh të rëndësishme për reformën në Drejtësi
Ambasadorja gjermane në Tiranë Suzane Schütz e ka konsideruar këtë javë si një javë vendimesh të rëndësishme në kuadër te Reformës në Drejtësi.
Në deklaratën e saj, ambasadorja shprehet se zgjedhjet e anëtarëve të KLP dhe KLD janë gurë të rëndësishëm kilometrazhi në rrugën drejt një sistemit të pavarur drejtësie.
“Këtë javë jemi përpara vendimesh të rëndësishme në kuadër të reformës shqiptare në drejtësi – një prej prioriteteve kyç në përafrimin e Shqipërisë me BE-në. Zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë gurë të rëndësishëm kilometrazhi në rrugën drejt një sistemi të pavarur, profesional dhe efektiv drejtësisë. Unë jam e bindur se Shqipëria ka tanimë mundësinë të konsolidojë shtetin ligjor dhe besimin në drejtësinë e saj” – deklaron ambasadorja.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.