Ambasadorja Kim takim me anëtarët e KLGJ: “Shqipëria në rrugën e përmbushjes së potencialit”
Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Ajo i përgëzoi ata për përpjekjet e tyre në përmirësimin e administrimit të gjyqësorit dhe gjykatave.
Kim theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ngritur një sistem drejtësie të paanshëm, bazuar në sundimin e ligjit, ndërsa Shqipëria përpiqet të përmbushë potencialin e saj të plotë duke krijuar institucione të forta demokratike, bën me dije ambasada amerikane.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.