Ambasadorja Kim takim me kryeministrin: “Ruani standardin e vendit anëtar në NATO. Të vazhdohet me Reformën Zgjedhore”
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka kryer një takim me kryeministrin Edi Rama pas zhvillimeve të fundit në vend, ku aktivistë dhe opozita janë ngritur në protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa gjithashtu është pezulluar edhe tryeza e Reformës Zgjedhore.
Në kushtet e këtyre zhvillimeve, Ambasada Amerikane njofton në statusin e saj se ambasadorja Yuri Kim i ka bërë me dijeni qeverisë për të ruajtuar standartet e një vendi anëtar në NATO dhe vend që synon anëtarësimin në BE.
Gjithashtu ambasadorja dhe kryeministri Rama kanë rënë dakord për vijimin e reformës zgjedhore, por dhe masat e tjera premtuar qytetarëve shqiptarë.
Njoftimi i plotë
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.