Amerika aktivizon mekanizmin e Luftës së Dytë Botërore kundër Covid! Dy kompanitë rivale bashkohen për vaksinën

Amerika është në rrugën për të siguruar vaksina mjaftueshëm për të gjtihë amerikanët deri në fund të muajit maj, 2 muaj para parashikimeve. Presidenti amerikan Jo Biden ka njoftuar zyrtarisht një bashkëpunim mes Shtëpisë së Bardhë dhe Merck e Johnson & Johnson’s, dy prej kompanive farmaceutike më të mëdha në botë. Edhe pse këto kompani kanë qenë tradicionalisht rivale, ato kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për të përshpejtuar prodhimin e vaksinës Johnson& Johnson që merret vetëm me një dozë.
“Një bashkëpunim të tillë të ngjashëm e kemi parë në Luftën e Dytë Botërore” ka nënvizuar presidenti, duke evidentuar se ka aktivizuar ‘Aktin e Mbrojtjes’, një ligj që daton që nga lufta me Korenë, për të pershtatur dy impiante të kompanisë Mercks për prodhimin e vaksinës.
Ndërsa dy shtete, Teksas e Mississippi, kanë njoftuar heqjen e të gjitha masave parandaluese e shtrënguese (edhe të maskave) për pandeminë, presidenti ka apeluar për të bërë kujdes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.