AMF dhe DPPPP trajnim për subjektet që mbikëqyrin
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njoftoi se në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), organizoi ditën e sotme një trajnim për subjektet që mbikëqyren nga Autoriteti.
Sipas AMF, pjesëmarrës në trajnim ishin përfaqësues nga tregjet financiare jo bankare si agjentë, brokera e shtëpi brokerimi, shoqëri të sigurimit të Jetës, përfaqësues nga shoqëritë administruese të fondeve të pensioneve, etj.
AMF tha se ky trajnim është në kuadër të adresimit të rekomandimeve të Komitetit MONEYVAL të Këshillit të Evropës, të cilat janë shoqëruar me ndryshime të akteve rregullative në vend. Sipas njoftimit, drejtues dhe ekspertë nga AMF dhe DPPPP prezantuan ndryshimet ligjore, aktet nënligjore dhe udhëzimet e lidhura me to.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.