AMF inspekton platformat online – “Stock International Albania” mbyll zyrat në Tiranë
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në mbledhjen e fundit, ka kërkuar materiale shtesë për përfaqësinë e “Lead Capital Markets” në Shqipëri, që mbante emrin “Stock International Albania”.
Kjo shoqëri kishte marrë miratimin nga AMF, për të ushtruar veprimtarinë e agjentit të brokerit të letrave me vlerë, në qershor të vitit 2016.
Por, pas një inspektimi të bërë pranë kësaj shoqërie, rezultoi se, që nga marsi i këtij viti ishte mbyllur zyra dhe ishte larguar stafi, si pasojë e vështirësive financiare.
Gjithashtu, “Stock International Albania” nuk kishte raportuar mbi pasqyrat financiare të vitit 2016 dhe mbi aktivitetin e kryer për periudhën 1 janar-31 mars 2017.
AMF ka vendosur edhe një gjobë prej 100 mijë lekësh ndaj kësaj shoqërie.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.