Amnistia fiskale, Uruçi: Favorizon bizneset që nuk paguajnë asnjëherë
Ligji për amnistinë fiskale nuk është pritur mirë nga bizneset e ndershme e që paguajnë detyrimet e tyre në mënyrë korrekte. Sipas anëtares së Bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Alketa Uruçi ligji favorizon ata që nuk paguajnë detyrimet e tyre ndaj shtetit.
Por sipas drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Vasilika Vjero, ky ligj do ti japë frymëmarrje administratës tatimore, por më e rëndësishmja është që do të lejojë tatim paguesit të rregullojnë situatën e tyre në të mirë të biznesit.
Këto shqetësime u ngritën gjatë forumit të biznesit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, me temë “Tatimet dhe Biznesi për vitin 2017”.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.