Amnistia formalizon ekonominë – Denaj: Mundësi për bizneset dhe individët, më tej sistem gjurmimi
Amnistia fiskale dhe penale e hedhur për konsultim nga Ministria e Financave synon të eliminojë gapin që kanë krijuar bizneset midis të ardhurave reale si dhe pasqyrave financiare të deklaruara, duke i “zhveshur” ato nga përgjegjësia penale. Ministrja e Financave Anila Denaj, sqaron se qëllimi i amnistisë është formalizmi i ekonomisë. Drafti përjashton kategorikisht individët që nuk përfitojnë, ndërsa synohet që përtej këtij afati 1 vjeçar, të ngrihet një sistem efikas gjurmimi.
Ministrja Denaj, komentoi edhe ndryshimet e bëra për herë të tretë në buxhetin e shtetit, ku sipas saj synojnë të akomodojnë disi dy goditjet që mori ekonomia shqiptare, atë nga tërmeti dhe nga pandemia COVID-19.
Ndryshimet e bëra së fundmi në buxhet përmes një akti normativ, reflektuan ulje të të ardhurave me 346.5 milionë euro në raport me rishikimin e fundit, rritje të shpenzimeve me 169.6 milionë euro dhe rritje të defiçiti buxhetor në shifrën rekord prej 133 miliardë lekësh.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.