Analiza e Bloomberg: Europa duhet të ketë një qasje tjetër ndaj lidershipit të FMN
Pasi thuhet se janë pajtuar për një listë të kandidatëve për të zëvendësuar Christine Lagarde si drejtore administruese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, qeveritë evropiane do të shpallin kandidatin e tyre deri në fund të kësaj jave. Ajo që duhet të bëjnë në vend të kësaj është të mbështeten në emërimin mbi bazën e meritokracisë të kandidatëve nga brenda dhe jashtë Evropës, si dhe një kujdes më të madh ndaj procesit. Përndryshe, FMN rrezikon dëmtime të mëtejshme në besueshmërinë e tij si institucion, sidomos në këto kohë që do të luajë një rol qendror në minimizimin e dëmeve nga kriza ekonomike dhe luftërat tregtare.
Së pari, një kontekst historik. Në krijimin e FMN-së dhe Bankës Botërore 75 vjet më parë, anëtarët e udhëhequr nga vendet evropiane dhe SHBA zgjodhën një qasje të bazuar në kombësi. Tradita që rezultoi: një amerikan që drejtonte Bankën Botërore dhe një evropian FMN, kishte shumë sens operacional, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe, në fakt, i ndihmoi këto institucione të themeloheshin.
Por sistemi u bë gjithnjë e më i vjetruar dhe joproduktiv pasi ekonomia botërore u bë më shumë polare. Konventa gjithashtu humbi më shumë besueshmëri sa herë që qeveritë evropiane anashkaluan ekspertizën teknike dhe përvojën duke emëruar politikanë dhe jo teknikcien.
Nën presion të brendshëm dhe të jashtëm, të dy institucionet kanë bërë disa gjysmë-përpjekje për t’u reformuar. Procesi vërtet evoluoi për të përfshirë disa përbërës themelorë që i kishin munguar më parë – jo vetëm një intervistë pune, por edhe një përshkrim të punës. Kontrollet për historinë e shkuar të kandidatëve thuhej gjithashtu se ishin kryer. Megjithatë, 15 vjet më vonë, shumica e njerëzve do të pranonin me gatishmëri që progresi ka qenë i ngadalshëm dhe zhgënjyes.
Në vend që të shpejtojë reformat, Evropa dhe SHBA kanë rregulluar qasjen e tyre në mënyrë të atillë që të ruajnë fuqinë e tyre historike. Në rastin e FMN, kjo ka të bëjë me sigurimin që një kandidat evropian të nominohet para fillimit të periudhës së nominimit. Evropianët atëherë menjëherë fillojnë të lobojnë në vendet e tjera për të siguruar mbështetjen ndaj kandidatit të tyre përpara se një rival i mundshëm mund të emërohet nga të tjerët.
Nuk është për t’u habitur që përpjekjet e shtetasve të vendeve të treta për të kandiduar për zgjedhje kanë dështuar. Shumë pak kandidatë të jashtëm shohin ndonjë mundësi që të kalojnë një proces i cili nuk u jep atyre shanse reale për të fituar, pa ndonjë faj të tyre.
Kësaj radhe, i duhet Evropës ca kohë që të bashkojë mendimin e saj rreth një kandidati pasi, siç thuhet, më të kualifikuarit ishin ose jo-evropianë ose “jo mjaft evropianë”. Duke gjykuar nga ato që disa zyrtarë kanë thënë për listën e të nominuarëve, procesi ka anashkaluar tanimë disa profesionistë me shumë përvojë (të tillë si Guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney, ish-bankieri indian Raghuram Rajan, dhe Ministri i Lartë i Singaporit Tharman Shanmugaratnam).
Ashtu si zgjedhjet e Bankës Botërore në fillim të këtij viti, në të cilat kandidati amerikan qëndroi i paprekur nga ndonjë rival, lidershipi i FMN-së mund të dorëzohet pa garë ndaj të nominuarit evropian. Kjo nuk do të ndihmojë një institucion që tashmë përballet me një deficit besimi në një kohë veçanërisht të brishtë për ekonominë globale. Multilateralizmi në tërësi po i nënshtrohet forcave në rritje të centrizmit. Koordinimi i politikave globale është jashtëzakonisht i dobët. Kërcënimi i luftërave monetare po rritet, duke shtuar tensionet tregtare. Mbështetja e zgjatur në politikën monetare jokonvencionale po rrit mundësinë e krizave financiare në vende specifike, si dhe mundësinë e një tronditje më sistemike. Siç detajohet në botimet e lëshuara në 75 vjetorin e themelimit të FMN-së, disa ndryshime të brendshme operacionale duhen bërë urgjentisht, së bashku me forcimin e burimeve financiare.
Në këtë fazë, është shumë jorealiste që Evropa të përqendrohet në një qasje më të besueshme, qoftë duke emëruar dikë të bazuar vërtet në merita, ose duke mbajtur një emërim të plotë dhe duke hapur një rrugë të mirëfilltë për të tjerët. Por, qeveritë evropiane mund të drejtojnë një përpjekje për të specifikuar, si një nga objektivat e 100 ditëve të para të mandatit të ri të drejtorit administrues, zbatimin e ndryshimeve në procesin e përzgjedhjes që do të rrisnin shanset për kandidatët e tjerë jo-evropian. Ajo duhet ta bëjë këtë jo vetëm për hir të vetes, por për të siguruar një përgjigje shumë të besueshme dhe efektive shumëpalëshe, pasi siç po kuptohet, kushtet e padrejta financiare globale dhe dobësimi ekonomik po dëshmojnë se janë qetësia para një stuhie ekonomike.
Burimi: Bloomberg https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2019-07-30/europe-should-no-longer-pick-imf-director?srnd=opinion
DOSTI BANUSHI – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.