Analiza e energjisë, Gjiknuri: Ulëm humbjet në rekord historik, 28.04%
Ulja e humbjeve në rrjetin energjetik, rritja e arkëtimeve, kursimi i parave nga menaxhimi mes tre operatorëve të sektorit janë cilësuar nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë si suksese të vitit 2016.
Në analizën e mbajtur me këtë rast kreu i Energjetikës, Damian Gjiknuri u shpreh se përmirësimi i treguesve ka ndikuar direkt në investimet e bëra në sektor. Fokusi në vijim nga tre operatorët do të jetë vijimi i investimeve, si dhe ristrukturimi i situatës së debive.
Aktualisht KESH ka mundur që të sigurojë një normë interesi të borxhit në nivele më të ulëta që prej 2013 me 3,9 për qind, ndërkohë që në lojë hyn edhe kredia nga BERZH prej 218 milionë euro. OSHEE nga ana e saj është në diskutime për të siguruar të njëjtën linjë kreditimi me synimin që në afatgjatë të garantohet shlyerje totale e borxheve.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.