Analiza e shifrave/Çfarë po ndodh me shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë?
Shqipëria dhe Kosova vijojnë të intensifikojnë shkëmbimet tregtare duke njohur një rritje të shkëmbimeve mes tyre. Referuar të dhënave të Tregtisë së Jashtme të INSTAT, rezulton se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, gjatë muajit gusht eksportet janë rritur me 878 milionë lekë ndërsa importet janë rritur me 9 milionë lekë.
Eksportet Shqipëri-Kosovë
Në gusht 2017 eksportet drejt Kosovës ishin 1.9 miliardë lekë ndërsa në gusht të këtij viti ato arritën 2.8 miliardë lekë.
E njëjta tendencë rritje e eksporteve në fakt konstatohet edhe në rang 8 mujori (janar-gusht 2018 ku rezulton se ka pasur rritje prej rreth 3 miliardë lekë me shumë krahasuar me vitin e kaluar. Në janar-gusht 2017 eksportet ishin në vlerën 13.8 miliardë lekë ndërsa në janar-gusht 2018 ato shkuan në 16.8 miliardë lekë.
Importet Shqipëri-Kosovë
Sa i përket importeve të Shqipërisë nga Kosova rezulton se gjatë muajit gusht 2018,ato kanë pësuar një rritje me 9 milionë lekë, nga 799 milionë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë në 808 milionë lekë këtë vit.
Në rang 8 mujori, janar-gusht 2018, rritja është me rreth 268 milionë lekë krahasuar me tetë mujorin e 2017. Në periudhën janar-gusht 2017 importet e Shqipërisë nga Kosova ishin 5 miliardë e 324 milionë lekë ndërsa në janar-gusht 2018 ato u rritën në 5 miliardë e 592 milionë lekë.
Shkëmbimet tregtare me Maqedoninë
Sipas të dhënave të INSTAT, ato që realisht kanë pësuar rënie gjatë muajit gusht 2018 krahasuar me muajin gusht të vitit 2017, janë eksportet me Maqedoninë të cilat kanë rënë me 195 milionë lekë. Nga rreth 1 miliardë lekë që ishin në gusht të 2017, eksportet e Shqipërisë drejt Maqedonisë në gushtin e këtij viti ranë në 832 milionë lekë.
Megjithatë, në rang 8 mujori (janar-gusht), eksportet me Maqedoninë njohin rritje. Në janar-gusht 2017 eksportet ishin 5 miliardë e 674 milionë lekë ndërsa në janar-gusht 2018, eksportet shkuan në 5 miliardë e 725 milionë lekë.
Importet më Maqedoninë
Gjatë muajit gusht 2017, Shqipëria ka njohur një rritje me 195 milionë lekë të importeve. Nga 856 milionë lekë që ishin importet në gusht të 2017, ato u rritën në 661 milionë lekë në të njëjtën periudhë të këtij viti. Në rang 8 mujori, janar-gusht, rezulton se ka një rritje të importeve me rreth 690 milion lekë.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.