Analiza e shifrave ora 15:00/ Sa kuti janë numëruar deri tani!Numri i votave të PS, PD, LSI dhe PSD-së
Nga procesi i numërimit të votave deri në orën 15:00 rezulton se në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 361 mijë e 572 vota. Partia Demokratike deri tani ka marrë 291 mijë e 246 vota. Ndërsa LSI 52 mijë e 437 vota. Partia Social-Demokrate ka marrë 15 mijë e 845 vota .
Deri më tani janë numëruar 2575 QV nga 5199 në total.
Në përqindje, deri tani rezulton se PS ka 48.7 % e ndjekur nga Partia Demokratike me 39.29 %, Lëvizja Socialiste për Integrim me 7.07 % dhe PSD me 2.14 %.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.