Analiza javore e kursit të këmbimit/ Çfarë ndodhi me euron, dollarin dhe paundin britanik
Java e kaluar mund të cilësohet si një javë stabiliteti për euron dhe dollarin kundrejt lekut. Gjatë periudhës 6-10 maj, monedha europiane ka qendruar në nivelin e 123 lekëve duke mos pësuar luhatje të shumta.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me dollarin amerikan që gjatë javës ka qendruar në nivelin e 110 lekëve deri ditën e enjte. Përjashtim bën dita e premte ku dollari njohu një rënie në nivelin e 109 lekëve.
Paundi britanik ka pësuar më shumë luhatje gjatë javës së kaluar. Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, paundi britanik e nisi javën duke u këmbyer me 114 lekë dhe e mbylli duke u këmbyer me 142.92 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.