Analiza vjetore e Prokurorisë – Arta Marku: Nuk janë hetuar pasuritë e krimit, u vini “çmime” dosjeve
E pranishme në dy analiza vjetore, e para në Prokurorinë e Tiranës, dhe e dyta te Krimet e Rënda, Arta Marku është shprehur me tone të ashpra për punën e prokurorëve. Ajo u tërhoqi prokurorëve të Krimeve të Rënda Vëmendjen mbi faktin që hetimet janë kthyer në “supermarket ku ccdo gjë ka një ccmim”, ndërkohë që kritikoi ashpër edhe daljen e vazhdueshme të disjeve hetimore nëpër media.
Më parë, gjatë analizës së Prokurorisë së Tiranës, kreu i organit të akuzës u shpreh me nota kritike lidhur me mungesën e hetimeve lidhur me pasuritë e krimit e korrupsionit.
I pranishëm gjatë analizës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla tha se ka prokurorë të caktuar që po përpiqen të përfitojnë nga momentet e fundit të tranzicionit për përfitime personale.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.