Analizë/ Si mund të ndryshojë sjelljet tona coronavirusi?
Të gjithë e kemi përjetuar gjatë këtyre kohërave të pandemisë së coronavirusit, shtrëngimin e rastësishëm, përqafimin e miqve tanë ose puthjet në faqe si përshëndetje. E dimë që nuk duhej bërë, e megjithatë, në disa raste thjesht nuk I kemi rezistuar këtyre veprimeve, ose kemi harruar se duhen evituar.
Ditën e premte, gjatë konferencës së Trump në SHBA në të cilën shpalli emergjencën kombëtare, ai u pa duke shtrënguar dorën me shumë persona. “Njerëzit vijnë te unë, ata shtrëngojnë duart, nxjerrin dorën. Është një refleks natyror dhe ne të gjithë po përpiqemi të dalim nga ai. Është një problem për të gjithë” tha Trump më vonë.
Megjithatë, ai nuk është I vetmi. Kryeministri holandez, Mark Rutte, u tha njerëzve që të mos jepnin duart, vetëm pak çaste përpara se të shtrëngonte vetë dorën e dikujt. Rutte e kuptoi menjëherë gabimin, e kërkoi falje dhe më pas bëri një “goditje me bërryl”.
A mund të ndikojnë ndryshimet kulturore në përhapjen e virusit?
Kur Euronews publikoi një artikull për numrin relativisht të ulët të vdekjeve të coronavirusit në Gjermani, disa përdorues të mediave sociale sugjeruan se kjo ishte për shkak të dallimeve kulturore.
“Atyre nuk u pëlqen të prekin njëri-tjetrin shumë! Jo shumë puthje dhe përqafime! Italianët, Spanjollët dhe Francezët janë të njohur për këto! Ose është thjesht përshtypja ime ” shkroi një përdorues.
Në studimin më të madh të bërë ndonjëherë përcaktoi se në cilin shtet njerëzit pëlqenin të prekeshin dhe nga kush. Studiuesit e Universitetit të Oksfordit në Universitetin Aalto të Finlandës zbuluan se kjo varej shumë nga kush vjen prekja.
Ata thanë se se finlandezët, për shembull, rezultuan njerëzit më të kënaqur kur prekeshin nga miqtë, familjarët dhe të huajt. Nga ana tjetër, italianët renditeshin poshtë rusëve në indeksin e prekshmërisë.
“Struktura gjermane e familjes është shumë më ndryshe se struktura e familjes italiane. Në Gjermani, shumë të moshuar jetojnë vetëm dhe kanë kontakt me pak njerëz; ndërsa në Itali të moshuarit kanë tendencë të jetojnë së bashku me familjet e tyre, e kështu nëse një i ri infektohet në Itali, atëherë ata kanë më shumë mundësi të kontaminojnë gjyshërit e tyre” shkruan një tjetër në artikullin e Euronews.
A mund të ndryshojë COVID-19 mënyrën se si ne arsyetojmë për globalizmin?
Sidomos europianët janë mësuar të udhëtojnë kudo ku dëshirojnë “pa leje”. “Kufij të hapur” është një nocion I bërë normë në kokat e tyre. Aplikimi për viza mund të duket si jo I zakonshëm për ta, pasi shumë janë mësuar me privilegjet që vijnë nga të pasurit një pasaportë të BE-së.
Philippe Legrain është themeluesi i OPEN, një organizatë ndërkombëtare e ekspertëve për çështjet e “përhapjes”. Ai tha për Euronews se kufizimi i lirisë së lëvizjes, përfshirë brenda Zonës Shengen pa pengesa, “nganjëherë mund të jetë i justifikueshëm për arsye shëndetësore publike…”
Gjithashtu, ai legjitimon botëkuptimin e nacionalistëve që e shohin mbylljen e kufijve si zgjidhje për çdo të sëmurë. Legrain gjithashtu theksoi se Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka argumentuar se mbyllja e kufijve zakonisht nuk është efektive.Në faqen e saj të internetit, OBSH thotë se ndalimet e udhëtimit mund të jenë të dobishme në fillim të një “shpërthimi”, megjithatë ato mund të kenë ndikim të rëndësishëm ekonomik dhe shoqëror.
Për më tepër, organizata thotë se kontrolli i temperaturës vetëm “në dalje ose hyrje”, nuk është një mënyrë efektive për të ndaluar përhapjen ndërkombëtare të coronavirus, pasi individët e infektuar mund të jenë në periudhën e inkubacionit ose të mos shprehin simptoma të dukshme.
“Një dhuratë politike për nacionalistët”
Ndërkohë, kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, ka fajësuar të huajt dhe migracionin për përhapjen e coronavirusit. Hungaria ka bllokuar hyrjen për udhëtarët nga Italia, Kina, Koreja e Jugut dhe Irani.
Legrain thotë se kriza e coronavirusit ka të ngjarë të ketë një ndikim të qëndrueshëm, veçanërisht kur I jep zë atyre tendencave për të dëmtuar globalizmin. Coronavirus mund të godasë zinxhirët e furnizimeve ndërkombëtare, të zvogëlojë udhëtimet, biznesin global dhe të sigurojë mjaftueshëm “ushqim politik” për nacionalistët që “luftojnë” për migracionin.
“Kriza e coronavirusit është një dhuratë politike për nacionalistët” thotë Legrain, duke shtuar se ka rritur perceptimin se të huajt janë një kërcënim.
Për sa i përket efekteve që mund të ketë pandemia e COVID-19 në mënyrën se si kombet shohin kombet e tjera dhe tregtinë ndërkombëtare, Legrain thotë për Euronews se kriza nënvizon se vendet në krizë nuk mund të mbështeten gjithmonë te fqinjët e tyre dhe aleatët e ngushtë për ndihmë.
Për shembull, India e cila ka limituar eksportin e barnave për shpëtimin e jetës nga sektori I saj farmaceutik, ajo siguron municion për ata që dëshirojnë të lokalizojnë prodhimin e të gjitha llojërave të produkteve, me qëllim sigurinë kombëtare.
Më gjerësisht, kjo situatë mund të forcojë pikëpamjen e atyre që besojnë në një qeveri të fortë, duke i dhënë përparësi nevojave shoqërore kundrejt lirinë individuale, si dhe veprimit kombëtar kundrejt bashkëpunimin ndërkombëtar.
Burimi: Euronews
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.