Anëtarësimi në BE – Franca skeptike, Rama takon presidentin Emmanuel Macron
Në kuadër të lobimit për marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga Presidenti francez, Emmanuel Macron. Franca është një nga vendet skeptike, ndërkohë që gjatë prezantimit të progres-raportit në Parlamentin Europian, Macron kërkoi ndaljen e procesit të zgjerimit drejt vendeve të rajonit, pasi BE ka vetë nevojë të reformohet.
Kjo është vizita e dytë që Rama realizon në këtë kuadër, pas asaj në Gjermani ku zhvilloi takime me kancelaren Angela Merkel dhe deputetë të parlamentit gjerman. Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave të anëtarësimit pa kushte, ndërkohë që vendimi për Shqipërinë do të merret në mes të muajit qershor.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.