Anglia propozon ndalimin e shitjes së pijeve të energjisë për fëmijët
Dyqanet në Angli do të ndalojnë rreptësisht tregtimin e shitjes së Red Bull -it apo pijeve të tjera energjike të cilat përmbajnë nivele të larta të kafeinës për adoleshentët nën 16 vjeç, sipas planeve të shpallura nga Theresa May.
Disa zyrtarë thanë për The independent se qëllimi është për të përdorur të njëjta sanksione si shitja e cigareve për fëmijët, që do të thotë që dyqanet mund të goditen me gjoba prej 2.500 paund. May tha se konsumimi i tepërt i pijeve nga fëmijët është i lidhur me probleme serioze shëndetësore. Masa u mirëprit nga aktivistët, përfshirë Jamie Oliver, por do të ketë një reagim të ashpër nga prodhuesit dhe madje edhe nga disa ministra.
Duke folur gjatë udhëtimit të saj në Afrikë, kryeministrja tha: “Me mijëra të rinj që konsumojnë rregullisht pije energjetike, shpesh për shkak se ato shiten me çmime më të lira sesa pijet e buta, ne do të konsultohemi për ndalimin e shitjes së pijeve energjetike për fëmijët.
“Është jetësore që të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që fëmijët të mos kenë probleme në lidhje me shëndetin”. Më saktësisht, ajo filloi një konsultim se si ndalimi i pijeve energjike duhet të vihet në funksionim, edhe pse qëllimi ka të bëjë se duhet të aplikohet një pije që përmban 150mg kafeinë më shumë për litër. Një filxhan Red Bull prej 250ml përmban rreth 80mg kafeinë – e cila është e barabartë me tre kanoçe Coca – Cola.
Disa pije energjetike gjithashtu përmbajnë nivele jashtëzakonisht të larta të sheqerit, mesatarisht 60 për qind më shumë kalori dhe 65 për qind më shumë sheqer sesa pijet e tjera të rregullta joalkoolike. Me më shumë se dy të tretat nga 10 deri në 17 vjeç dhe një e katërta e gjashtë deri në nëntë vjeç që konsumojnë pije energjie, ata me siguri do të kontribuojnë në obezitetin dhe prishjen e dhëmbëve.
Zyrtarët argumentojnë se konsumi i tepërt tashmë është i lidhur me çështjet e shëndetit tek fëmijët, nga dhimbjet e kokës dhe problemet e gjumit në dhimbje stomaku dhe hiperaktiviteti. Sondazhet nga sindikatat e mësuesve kanë sugjeruar gjithashtu se ato kontribuojnë në sjelljen e varfër në klasa.
Ministri i Shëndetësisë, Steve Brine, tha: “Ne të gjithë kemi përgjegjësi për të mbrojtur fëmijët nga produktet që dëmtojnë shëndetin dhe edukimin e tyre dhe ne e dimë se pijet që kanë sasi të larta të kafeinës dhe të sheqerit po bëhen pjesë e përbashkët e dietës së tyre. “Fëmijët tanë tashmë konsumojnë 50 përqind më shumë nga këto pije sesa homologët tanë evropianë”.
Në tregun e ushqimeve në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë dyqanet e lagjeve, vetëm 21 për qind e lokacioneve janë nënshkruar deri në kufizimet vullnetare. Profesor Russell Viner, president i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shefi Ekzekutiv i Shëndetit Publik në Angli, Duncan Selbie gjithashtu mbështetën ndalimin.
Por, May ka të ngjarë të përballet me shtyrjen e saj nga industria e pijeve që tashmë i nënshtrohet kufizimeve të sheqerit. Konsultimi fillon të enjten në kohëzgjatje prej 12 javësh dhe fton pikëpamjet mbi moshën nga të cilat duhet të zbatohen kufizime për blerjen e pijeve energjetike nga mosha 18 vjeç e deri në 16 vjeç.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.