Ankandi i tregut të peshkut në Tokio – Tuna shitje rekord prej $ 3 milionë
Pronari i një zinxhiri japonez të restoranteve sushi pagoi më shumë se 3 milionë dollarë për një peshk tuna të kuq në ankandin e parë të vitit në tregun e ri të peshkut të Tokios.
Me këtë blerje ai tejkaloi çmimin rekord të vitit 2013. Kiyoshi Kimura, i cili zotëron zinxhirin Sushizanmai , pagoi 333.600.000 ¥ për 278 kg peshk që u kap në brigjet e prefekturës së Aomorit të Japonisë veriore, ose dyfishin e asaj që kishte paguar gjashtë vjet më parë.
“Tuna duket shumë e shijshme dhe shumë e freskët, por unë mendoj se kam paguar më shumë se duhet “ – tha Kimura më vonë. “Unë prita se çmimi do të ishte midis 30 milionë dhe 50 milionë jen, ose 60 milionë jen më i larti, por përfundoi pesë herë më shumë se kaq.” Ky ishte ankandi i parë i Vitit të Ri të tregut të Toyosos, pasi tregu i famshëm i peshkut Tsukiji u mbyll vitin e kaluar për të siguruar parkim të përkohshëm për Olimpiadën Verore të Tokios 2020.
Kimura mbante rekordin për çmimin më të lartë të paguar për një peshk të vetëm në ankandin e vitit të ri për gjashtë vite rresht deri në vitin 2017. Tuna vlerësohet së tepërmi në të gjithë botën për përdorimin e saj për sushit, por ekspertët paralajmërojnë se kërkesa në rritje e ka bërë atë një specie të rrezikuar.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.