Ankesa për rimbursimin e TVSH, Çurri: Vonesa me 6 muaj, do t’i japim zgjidhje
Vonesat në rimbursimin e TVSH-së dhe informaliteti i lartë në disa sektorë, ku tatim pagues nuk lëshojnë fatura dhe krijojnë konkurrencë të pandershme në treg, janë dy nga shqetësimet kryesore të ngritura nga bizneset amerikane në vendin tonë.
Administrata tatimore ka pranuar vonesat në rimbursim deri në 6 muaj, me premtimin se kjo problematikë ka hyrë në rrugën e zgjidhjes dhe se për vitin 2019 janë parashikuar 19 miliardë lekë për të shlyer bizneset.
Anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë kanë sugjeruar aplikimin e një skeme të re për rimbursim, që nuk do të krijonte akumulime dhe vonesa të tilla për biznesin.
Anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të administratës tatimore ku kanë bërë prezente të gjitha problematikat me të cilat përballen në punën e tyre.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.