Anti-informaliteti, efekt momental – Prodhuesit: Fenomenin e luftojnë sistemet
Mënyra se si qeveria ka zgjedhur të luftojë informalitetin, nuk është e duhura për të arritur qëllimin. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të Bashkimit të Prodhuesve të Shqipërisë, janë sistemet ato që luftojnë këtë fenomen.
Shkodra thekson, se kjo lloj qasje do të ketë vetëm efekte momentale dhe bizneset do ti kthehen sërish veprimtarisë së tyre të mëparshme.
Më 1 Korrik qeveria nisi planin operacional antiionformalitet, ku rezultoi se një numër i konsiderueshëm subjektesh nuk zbatonin legjislacionin tatimor. Ndërkaq, aksioni do të vijojë deri në një afat të pacaktuar.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.