“Anti-KÇK”, nevojë dhe emergjencë – Lleshaj: U liruan 28 kriminelë të rrezikshëm. T’u bllokohet pasuria, lëvizjet dhe mos fitojnë tendera
Korrupsioni i një numri të caktuar gjyqtarësh e prokurorësh në pritje të shkarkimit nga Vetting-u, lirimi i 28 të burgosurve me dënime të rënda e rrezikshmëri të lartë, bashkë me pushtetin ekonomik që buron nga pasuritë kriminale, e justifikojnë më së miri aktin normativ të njohur si “Anti-KÇK” të miratuar nga Qeveria më 31 janar. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka argumentuar nga foltorja e Kuvendit kushtet e nevojës dhe emergjencës që qëndrojnë pas aktit normativ të Qeverisë.
Lleshaj shpjegoi se efekti i Aktit normativ do të shtrihet në 3 drejtime: në pasuritë e personave të dënuar për vepra të rënda e penale e krim të organizuar, kufizimin e lëvizjes së këtyre personave, dhe përjashtimin e tyre nga çdo mundësi për të përfituar nga fondet publike.
Lleshaj hodhi poshtë edhe çdo interpretim që i është bërë paketës AntiKÇK, duke shpjeguar se ajo nuk dublon aspak strukturat aktuale dhe se policia e prokuroria do të kenë thjesht rol hetues, ndërkohë që do të jenë gjykatat ato që do thonë fjalën e fundit për fatin e pasurive apo kufizimin e subjekteve të aktit normativ.
Akti Normativ “Anti-KÇK” do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor të këtij viti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.