“Antiinformalitet 3”, regjistrohen në 7 javë 4129 biznese të reja – Shkeljet e konstatuara dhe mos lëshimi i kuponit tatimor, mbyllen 481 subjekte
Në 7 javët e aksionit anti-informlitet janë regjistruar rreth 4129 biznese të reja, ndërkohë nga ana tjetër janë mbyllur rreth 481 subjekte të paregjistruara në organet tatimore, si dhe për mos lëshim të kuponit tatimor për herë të dytë. Nga ana tjetër në 7 javët e para të aksionit antiiformalitet janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore 834 punonjës që u konstatuan të padeklaruar.
“Strukturat e zbatimit kane vijuar me verifikimet në territor ku janë verifikuar 19 434 subjekte, ku 19 për qind e tyre kane rezultuare me shkelje dhe janë penalizuar. Janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë javëve të para të aksionit 834 punonjës. Janë mbyllur rreth 481 subjekte të paregjistruara në organet tatimore si dhe për shkelje të tjera si mos lëshim kuponi për herë të dytë. Ndërkohë regjistruar 4129 subjekte të reja”
Sa i takon vizitave fiskale verifikimeve tek bizneset DPT njofton se: “ Për 7 javët e para të fushatës është mundësuar përfundimi i 13.825 kontrolleve ( kontrolle nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren). Kontrollet nga zyra përbëjnë 78 për qind të totalit”, thotë DPT, ku tregohet gjithashtu se 1543 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore, ndërkohë numrin më të madh të subjekteve e ka Tirana me 774 subjekte, ndjekur nga Durrësi me 230 subjekte dhe Vlora me 116 të tilla.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.