“Antishpifja”, dorëzohet mazhoranca – Shtyhet diskutimi i dekreteve të Metës, Balla: Do të presim Komisionin e Venecias
Pas kundërshtimeve të institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave ndërkombëtare të gazetarëve, Kuvendi ka shtyrë diskutimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për ligjet e të ashtuquajturës paketë ‘anti-shpifje”. Deputetei Taulant Balla tha se do të pritet edhe interpretimi i Komisionit të Venecias, përpara se të kalohen ndryshimet në ligjin “Për Mediat Audiovizive”
Fillimisht shtyrja e diksutimit të dekreteve u kundërshtua nga deputetja Rudina Hajdiari, por më pas u ra dakord për variantin e propozuar nga Balla. Pak ditë më parë, Komisioni Europian, kërkoi shprehimisht që Kuvendi shqiptar të shfrytëzonte dekretet e presidentit për të rishikuar ligjet e kësaj pakete, me qëllim përmirësimine mëtejshëm të tyre.
Megjithatë, komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese dhe ai i Medias votuan rrëzimin e dekreteve të presidentiti, që i konsideron ndryshimet ligjore në shkele me Kushtetutën dhe që cenojnë lirinë e shprehjes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.