Anulohen fluturimet nga aeroporti i Belgjikës! Lejohen vetëm ato ushtarake e qeveritare
Të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë Belgjikës janë anuluar të mërkurën për shkak të një greve kombëtare. Ky njoftim erdhi nga kontrolli i trafikut ajror të vendit. Anulimi filloi të martën në orën 22:00 dhe do të zgjasë për 24 orë. Fluturimet qeveritare dhe ushtarake nuk do të preken.
Kjo grevë kombëtare është thirrur nga tri federata të mëdha sindikale. Disa aeroporte kishin marrë tashmë vendimin për t’u mbyllur dhe një zëdhënës i Aeroportit të Jugut të Brukselit tha se nuk kishin alternativë.
“Ne e dimë se do të ketë blloqe të konsiderueshme rrugore përreth aeroportit,” tha ai. “Dhe, në anën tjetër, ne e dimë se trafiku ajror do të preket.” Ai u shpreh gjithashtu se veprimi i grevës “kurrë nuk ka pasur një ndikim kaq të rëndësishëm”.
Dita e grevave kombëtare, e thirrur nga tre federatat më të mëdha sindikale të Belgjikës, ndjek një mosmarrëveshje rreth rritjes së pagave, e cila kufizohet në 0.8% për dy vitet e ardhshme. Sindikatat po bëjnë thirrje për një rritje të pagave, përfitimeve dhe pensioneve për atë që ata besojnë se është një nivel jetese i arsyeshëm, si dhe përmirësime në bilancin e punës dhe të jetës.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.