Apeli i bizneseve të huaja në Shqipëri: Gjeni zgjidhje për krizën. Po ndikon negativisht në klimën e biznesit
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri së bashku me Shoqatën Gjermane të Industrisë në Shqipëri dhe Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë nëpërmjet një njoftimi bënë me dije se janë duke ndjekur me shqetësim situatën aktuale politike në vendin tonë.
Sipas njoftimit shumë nga anëtarët kanë shprehur frustrim lidhur me pasigurinë politika e cila është duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejte ne klimën e biznesit dhe ekonomisë shqiptare.
Sipas deklaratës së përbashkët të bizneseve të huaja, ata i kanë bërë thirre të gjitha partive politike për të gjetur një zgjidhje për situatën në fjalë. Sipas tyre ditët po kalojnë dhe çdo ditë pa marrëveshje është duke dëmtuar besimin e qytetarëve në sistemin politik dhe ekonomik të vendit tonë duke penguar kështu investimet e mundshme ndërkombëtare.
Njoftimi bëri me dije se Komuniteti politik i biznesit kërkon me ngulm që të gjitha palët e përfshira, në veçanti qeveria dhe opozita të veprojnë me përgjegjësi dhe të bëjnë çdo përpjekje që ti japin fund ngërçit politik të vendit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.