Aplikacioni Zoom rritet me 50% më shumë përdorues, edhe pas skandaleve të privatësisë
Më shumë se 300 milion njerëz përdorën aplikacionin e video-konferencave Zoom në 21 Prill, një kërcim 50% nga 200 milion përdorues të përditshëm në fillim të muajit, tha CEO Eric Yuan.
“Është e qartë, platforma Zoom po ofron një shërbim tepër të vlefshëm për përdoruesit tanë të dashur gjatë kësaj kohe sfiduese,” tha Yuan. “Jemi të emocionuar dhe të nderuar që vazhdojmë të fitojmë besimin e kaq shumë ndërmarrjeve, spitaleve, mësuesve dhe klientëve në të gjithë botën.”
Ndërsa bllokimet e koronavirusit kanë detyruar më shumë njerëz që t’i drejtohen aplikacioneve të video-konferencave për të vazhduar punën nga shtëpia, si dhe të qëndrojnë në kontakt me miqtë dhe familjen, Zoom ka dalë si platforma mbizotëruese.
Popullariteti i Zoom është rritur shumë gjatë javëve të fundit edhe pse kompania po përpiqet të adresojë skandale të ndryshme të privatësisë, sikurse një praktikë e quajtur “Zoom bombing”, ku hakerat kanë rrëmbyer konferencat e përdoruesve duke i shqetësuar ata. Kompania gjithashtu ka dërguar të dhëna analitike në Facebook pa paralajmëruar përdoruesit, dhe ajo u godit kohët e fundit me një padi në lidhje me ndarjen e të dhënave.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.