Aplikimet për Lotarinë Amerikane, ambasada: Çfarë duhet të bëni nëse pasaporta ju skadon pas aplikimit
Ambasada Amerikane në Tiranë këshillon ata që po aplikojnë për Lotarinë se duhet të vendosin të dhënat e pasaportës së paskaduar në aplikimin fillestar.
“Nëse pasaporta juaj skadon pasi të keni kryer aplikimin dhe ju përzgjidheni, rekomandojmë të ruani një kopje të pasaportës së vjetër, nëse do t’ju kërkohet gjatë procesit” njofton ambasada.
Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 kanë nisur nga data 2 tetor, ora 18:00 dhe do të jenë të hapura deri më 5 nëntor 2019, ora 18:00!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.