Aplikimi për kredi me bilanc – Bregasi: Bizneseve t’u jepet edhe dy vite kohë
Sipërmarrja kërkon nga Ministria e Financave që të shtyhet afati që penalizon bizneset e vogla dhe të mesme, duke mos i lejuar ato që të aplikojnë për kredi bankare pa bilanc fiskal. Shqetësimi është ngritur nga “Biznes Albania” në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës.
Në përgjigje të kësaj kërkese, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili drejtoi Këshillin për herë të parë, theksoi se bizneseve u është lënë 3 vite kohë dhe tashmë ky afat ka përfunduar.
Një tjetër shqetësim i ngritur në Këshillin Kombëtar të Punës, lidhej me kërkesën për miratimin e statusit të minatorëve.
Këshilli i Punës është mbledhur në Ditën Kombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Gjatë fjalës së tij Ministri Ahemtaj bëri e dije se numri i të aksidentuarve në punë gjatë vitit 2017 është regjistruar në 137 persona, ku pjesa më e madhe janë në miniera, ndërkohë që vuri në dukje se është rritur numri i inspektimeve.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.