APP apel autoriteteve kontraktore: Dorëzoni formularin standard të kontratave të lidhura në 2018!
Autoritetet kontraktore duhet të dorëzojnë formularin standard të raportimit të zbatimit të kontratës pranë Agjencisë së Prokurimeve Publike.
Paralajmërimi ka ardhur nga APP, e cila përmes një shkrese zyrtare drejtuar autoriteteve kontraktore sjell në vëmendje të këtyre të fundit dorëzimin e formularit për kontratat e lidhura gjatë vitit 2018.
Ndërkohë, më tej, APP thekson se formulari i raportimit duhet të plotësohet saktë dhe sipas të dhënave të çdo seksioni.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.