Apple heq aplikacionin e iTunes – Çfarë ndodh tani me shkarkimet tuaja?
Gjiganti i teknologjisë Apple konfirmoi të hënën se do të hiqte nga shërbimet e saja aplikacionin e iTunes. Kërkesa për ‘dyqanin e muzikës’, disponibël prej dy dekadash nëpër aparatet e markës, do të zëvendësohet nga shërbimet ‘streaming’ duke përfshirë edhe Apple Music. Lajmi u dha në Konferencën Botërore e Zhvilluesve të Kompanisë (WWDC) në San Jose, Kaliforni. iTunes do të zëvendësohet me një aplikacion të quajtur “Music” në versionin e ri të MacOS, njoftoi CEO Tim Cook dhe drejtuesit e tjerë të kompanisë.
“Konsumatorët e duan iTunes-in dhe çdo gjë që ai mund të bëjë, por nëse ka një gjë që dëgjojmë pa pushim, është: A mund të bëjë iTunes edhe më shumë? “- tha Craig Federighi, nënkryetar i lartë i Apple në inxhinierinë kompjuterike. Në radhën e aplikacioneve, do të shtohen edhe aplikacionet e reja Podcast dhe Apple TV me karakteristika të përditësuara. Përdoruesit e vëmendshëm të Reddit-it vunë re faktin se postimet në iTunes, Instagram dhe llogaritë në Facebook ishin fshirë para se lajmi të bëhej zyrtar.
Dyqani i iTunes ka mbi 50 milion këngë, si dhe shfaqje televizive dhe filma për shitje. Një abonim në Apple Music aktualisht u mundëson përdoruesve qasje në këngët që kanë blerë nga iTunes, mendohet se kompania do të ndërmarrë hapa të tjerë për përdoruesit, për të menaxhuar përmbajtjen e shkarkuar nëpërmjet këtij aplikacioni.
Apple gjithashtu demonstroi programin e saj të ardhshëm iOS 13 në WWDC, i cili kishte karakteristika të reja duke përfshirë funksionalitetin e përmirësuar Siri, si dhe një Mac Pro të ri.
Burimi: Euronews
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.