Apple: Koha për Shfaqje! – Pritet të lajmërojë së shpejti shërbime TV dhe të videove
Apple lajmëroi se do të organizojë një event më 25 Mars, në Teatrin Steve Jobs në kampusin në Kaliforni, ku pritet të prezantojë shërbime të videove dhe televizionit.
Sipas burimeve, kompania po planifikon muajin Prill për të nisur shërbimin e televizionit në internet, ku do të përfshijë edhe nënshkrimet për ofrimin e këtij shërbimi. Apple ka bërë të ditur prej kohësh për planet e shërbimit të videove, pasi ka shpenzuar 2 miliardë dollarë në Hollywood për të prodhuar përmbajtjet e veta dhe ka nënshkruar kontrata me persona të famshëm televiziv si Oprah Winfrey.
Sipas burimeve të Reuters, shërbimi mund të rishesë nënshkrime nga CBS, Viacom dhe Lions Gate, si dhe vetë përmbajtjet origjinale të Apple. Shërbimi TV pritet të prezantohet në të gjithë botën, duke konkuruar shërbimet rivale nga Netflix dhe Prime Video të Amazon. App Store i Apple, që do të jetë burimi nga ku do të shpërndahet shërbimi, është i disponueshëm aktualisht në më shumë se 100 shtete. Tim Cook ka folur hapur mbi interesat e kompanisë në shërbimin e videove, por nuk ka dhënë detaje se si do të jetë.
Shitjet e mundshme nga ky shërbim kanë marrë vëmendjen e investitorëve, pasi Apple raportoi rënie të shitjes së iPhone në Janar. Apple synon të sjellë shfaqjet e veta në një vendndodhje të vetme qendrore, me përmbajtje nga kompanitë mediatike, duke bërë që përdoruesit e iPhone të mos kërkojë aplikacione të tjera për këto kanale. Apple synon të rishesë nënshkrime të kanaleve televizivë, në mënyrë të ngjashme me Amazon.
Gjiganti në Kaliforni ka zhvilluar gjithashtu bisedime me HBO dhe WarnerMedia, për t’u bërë pjesë e shërbimit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.