Apple në ‘telashe” – Situata i del jashtë kontrollit në Indi
Vendi i dytë më i madh në botë i smartfonëve, me sa duket se e ka tepër të vështirë për t’u shndërruar në Kinën e tanishme për kompaninë Apple. Pavarësisht fokusit të lartë, Apple po përjeton shitje të ngadalta gjatë vitit 2018. Shitjet e Iphone në Indi, në gjysmën e parë të vitit 2018 kanë qenë të dobëta, ndonëse në pjesën më të madhe të botës kjo kompani shihet si një “kërcënim”.
Sipas Nail Shah, analist tregu, shitjet e Apple do të vazhdojnë të bien akoma më shumë nga viti i kaluar.
Në fund të vitit 2017, të ardhurat e saj ishin 17% , krahasuar me vitin 2016 që ishin 53%. Kompania Apple ka qenë gjatë gjithë kohës në ‘luftë’. Lufta konsiston në çmimin e lartë të iphone, të cilët nisin nga 500 deri në 1100 dollarë në Indi, krahasuar me çmimin mesatar prej 157 dollarë të një smartfoni në vend.
iPhone ka rritur çmimet për shkak të taksave të larta të importit. Dhe siç duket kompania po përjeton një humbje masive në udhëheqjen e saj indiane.
m.l/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.