”Apple” paraqet projektin e makinave me ‘vetëdrejtim’!
Apple deklaroi se po punon për një projekt të ri i cili do të quhet ‘Titan’. Ky projekt synon krijimin e një makine e cila do të drejtohet vetë dhe nuk do të ketë nevojë për shofer. Për këtë projekt kompania ka vënë në dispozicion 190 punonjës, të cilët do të sjellin një zhvillim të madh teknologjik tek konsumatorët. Projekti do të zhvillohet në selinë qëndrore në Kaliforni, që nga 16 prilli.
Dokumentet publike të deklaruara nga inxhinierët e Apple paraqitën disa të dhëna të pazbuluara më parë, të cilët e bëjnë këtë projekt akoma dhe më interesant!
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.