Apple po ndryshon – Lajmëron partneritet me Samsung për televizorët smart
Gjiganti i teknologjisë Apple lajmëroi një partneritet me Samsung, një nga rivalët më të ashpër.
Së shpejti, konsumatorët që zotërojnë televizorë smart të Samsung, do të mund të aksesojnë filma dhe përmbajtje të iTunes. AirPlay 2 do të lejojë gjithashtu iPhone dhe iPad që të dërgojë përmbajtje nga ekrani i telefonit në televizor.
Ky lajmërim tregon se sa shumë po ndryshon Apple dhe se si po bashkëpunon me një nga rivalët më të ashpër për të shpërndarë shërbimet ndaj më shumë konsumatorëve. Për pjesën më të madhe të kësaj dekade, 2 kompanitë kanë qenë prodhuesit më të mëdhenj të telefonave smart në botë me vlerë tregu.
Së fundmi, Huawei i mori vendin Apple si prodhuesi i dytë më i madh. Apple dhe Samsung kanë pasur sfida ligjore prej vitesh, ndërkohë që Apple akuzon firmën koreane për vjedhjen e ideve dhe shkeljen e patentave. Paralelisht, Samsung i ofron Apple komponentë thelbësorë, si ekranet dhe pjesë të tjerë hardware. Apple i ka kushtuar së fundmi më shumë rëndësi biznesit të shërbimeve, që vazhdon të rritet ndërkohë që shitjet e iPhone kanë arritur majën prej kohësh.
Kreu ekzekutiv Tim Cook deklaroi javën e kaluar se sektori i shërbimeve kishte gjeneruar 10.8 miliardë dollarë në tremujorin e parë fiskal.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.