Apple prezanton “HomePod” – Një produkt i ri prej 349$, synon diversifikimin nga iPhone
Gjiganti i teknologjisë Apple, prezantoi produktin e ri të quajtur “HomePod”, një altoparlant i kontrolluar vokalisht, duke konkurruar drejtpërdrejt produktin Echo të Amazon. Kjo lëvizje është e para në një fushë totalisht të re për Apple, ndërkohë që kompania më me vlerë e teknologjisë kërkon të diversifikojë shitjen e dobët të produktit kryesor iPhone dhe ndërsa kërkon për mënyra të reja që konsumatorët të përdorin aplikacionet dhe shërbimit e kompanisë.
Siri do të integrohet në altoparantin prej 349 dollarë dhe do të sjellë rekomandime për këngët, që përputhen me shërbimin e kompanisë Apple Music, do të dërgojë mesazhe dhe kontrollojë aparatet elektronike shtëpiake. Përdoruesit e HomePod mund të përballen fillimisht me një mungesë të kapacitetit nga Siri, krahasuar me Alexa të Amazon.
Apple pritet të lajmërojë këtë javë plane për ta bërë Siri që të përputhet me një spektër më të gjerë të aplikacioneve. HomePod ka një lartësi prej 18 cm dhe vjen me dy ngjyra, të bardhë ose gri. Apple do të nisë dërgesat e HomePod drejt Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Australisë në Dhjetor.
HomePod, pavarësisht se pritej nga monitoruesit e industrisë, shënon produktin e parë të ri të kompanisë që prej Apple Watch në Shtator të 2014-ës. Aksionet e Apple u mbyllën në rënie me 1% në 153.9 dollarë ditën e Hënë, megjithatë, pranë nivelit më të larë të të gjitha kohërave. Apple prezantoi gjithashtu sistemin e operimit IOS 11 për iPhone dhe iPad.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.