Apple s`bën dot pa Kinën- Zinxhiri i furnizimit të “mollës” është i “ngulur” në vend
Pavarësisht se Apple ka lëvizur disa nga njësitë e saj të prodhimit jashtë Kinës, si pasojë e frikës që buron nga pasojat e luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës, kompania amerikane vijon të jetë shumë e lidhur me tregun kinez. Të dhënat më të fundit që vijnë nga zinxhiri i furnizimit të kompanisë tregojnë se, Molla ka rritur ndjeshëm prodhimin në Indi dhe Brazil. Por, këto dy tregje mund të mbulojnë vetëm kërkesën e brendshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të plotësuar kërkesën globale për aparatet celularë inteligjentë, por edhe për produktet e tjera si iPad, Apple ka shtuar njësi të tjera manifakture në Kinë.
Vetëm një prej furnitorëve të Apple, Foxconn ka rritur nga 19 në 29 njësitë e prodhimit në Kinë në 4 vitet e fundit. Edhe furnitorë të tjerë të Apple të cilat prodhojnë çipet, xhamin apo qarqet e ndryshme janë shumë të përqendruar në Kinë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.