Apple teston mënyrën e reja për të zhbllokuar iPhone-in pa hequr maskën! Por ka një kleçkë
Disa përdorues iPhone shumë shpejt do të mund të zhbllokojnë aparatin e tyre pa pasur nevojë që të heqin maskën. Por ka vetëm një kleçkë: do të duhet t’i shtojnë një pajisje tjetër celularit të tyre. Apple (AAPL) po teston një program të ri iOS që do t’u lejojë njerëzve që të zhbllokojnë iPhone-n me programin e njohjes së fytyrës, Face ID, nëse ata kanë të vënë edhe një ‘Apple Watch’ (orën).
Aktualisht, Face ID identifikon dikë që ka maskë dhe që mundohet të hapë pajisjen dhe menjëherë të kalon në opsionin e futjes së kodit. Por opsioni i ri që pritet që të futet në përdorim shumë shpejt, do t’i lejojë aparatit që të komunikojë me orën ndërsa përdoret aplikacioni i njohjes së fytyrës.
Kur identifikimi përfundon, pajisja duhet mbajtur afër dhe iPhone do të zhbllokohet automatikisht dhe ora do të dridhet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.