Apple zgjeron gamën e produkteve edhe më tej: Makina autonome brenda vitit 2024
Apple po ecën përpara me teknologjinë e veturave autonome dhe po synon 2024 për të prodhuar një automjet pasagjerësh që mund të përfshijë teknologjinë e vet të baterisë, sipas disa burimeve të Reuters.
Përpjekjet automobilistike të prodhuesit të iPhone, të njohur si Project Titan, kanë vazhduar në mënyrë të pabarabartë që nga viti 2014 kur filloi të projektojë automjetin e vet nga zero. Në një moment, Apple zvogëloi përpjekjen për t’u përqendruar në softuer dhe rivlerësoi qëllimet e saj. Doug Field, një veteran i Apple që kishte punuar në Tesla, u kthye për të mbikëqyrur projektin në 2018 dhe pushoi nga puna 190 persona nga ekipi në 2019.
Që nga ajo kohë, Apple ka përparuar mjaft sa që tani synon të ndërtojë një automjet për konsumatorët, sipas burimeve të brendshme që kanë kërkuar të mos përmenden pasi planet e Apple nuk janë publike. Qëllimi i kompanisë për të ndërtuar një automjet personal për tregun masiv vjen në kontrast me rivalët si Alphabet’s Waymo, i cili ka ndërtuar robo-taksi për të transportuar pasagjerë për një shërbim pa shofer.
Thelbësore për strategjinë e Apple është një dizajn i ri i baterisë që mund të “ulë” rrënjësisht “koston e baterive dhe të rrisë gamën e automjetit, sipas një personi të tretë që ka parë dizajnin e baterisë së Apple. Apple nuk pranoi të komentonte mbi planet e saj ose produktet e ardhshme.
Bërja e një automjeti përfaqëson një sfidë të zinxhirit të furnizimit edhe për Apple, një kompani me xhepa të thellë që bën qindra miliona produkte elektronikë çdo vit me pjesë nga e gjithë bota, por që kurrë nuk ka bërë një makinë. Tesla-s të Elon Musk j’u deshën 17 vjet para se të kthente më në fund një fitim të qëndrueshëm duke bërë makina.
“Nëse ka një kompani në planet që ka burime për ta bërë atë, është pikërisht Apple. Por në të njëjtën kohë, nuk është një celular,” tha një person i cili punoi në Project Titan.
Mbetet e paqartë se kush do të montonte një makinë të markës Apple, por burimet kanë thënë se ata presin që kompania të mbështetet tek një partner prodhues për të ndërtuar automjete. Dhe ka akoma një shans që Apple të vendosë të zvogëlojë fushën e përpjekjeve të saj për një sistem drejtimi autonom që do të integrohej me një makinë të bërë nga një prodhues automjetesh tradicionale.
Dy njerëz me njohuri për planet e Apple paralajmëruan se vonesat e lidhura me pandeminë mund ta shtyjnë fillimin e prodhimit në 2025 ose më tej.
Apple ka vendosur të përdorë partnerë të jashtëm për elementët e sistemit, duke përfshirë sensorë “lidar”, të cilët ndihmojnë që makinat vetë-drejtuese të marrin një pamje tre-dimensionale të rrugës, thanë dy njerëz të njohur me planet e kompanisë.
Disa sensorë mund të nxirren nga njësitë e zhvilluara brenda të Apple, tha ai person. Modelet iPhone 12 Pro dhe iPad Pro të Apple të lëshuara këtë vit të dy shfaqin sensorë lidar.
Sa i përket baterisë së makinës, Apple planifikon të përdorë një dizajn unik “monocell” që grumbullon qelizat individuale në bateri dhe liron hapësirë brenda paketës së baterisë, tha një nga njerëzit. Ky dizajn do të thotë që materiali më aktiv mund të paketohet brenda baterisë, duke i dhënë makinës një gamë potencialisht më të gjatë.
Apple po shqyrton gjithashtu një kimi për baterinë e quajtur LFP, ose fosfat hekuri litiumi, tha personi, i cili ka natyrë më pak të ngjarë të mbinxehet dhe kështu është më i sigurt se llojet e tjera të baterive të jonit litium.
“Është niveli tjetër”, tha personi për teknologjinë e baterisë së Apple. “Si hera e parë që patë një iPhone.” (TheGuardian)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.