Arabia Saudite dhe Egjipti, sytë nga mollët e Korçës
Një treg i ri po lulëzon në rajonin juglindor për prodhimin e njohur të mollës, por pavarësisht kësaj, një problem mbetet standardizimi i prodhimit. Mollët e Korçës nuk shiten vetëm në Greqi, Bullgari e Maqedoni por synohen edhe tregjet në Egjipt dhe Arabinë Saudite.
“Vazhdimisht jemi kontaktuar nga firma të cilat kërkojnë të blejnë mollë. Interesi është në rritje. Ne, pasi njihemi me kërkesat e tyre, i orientojmë te fermerët e licencuar apo te frigoriferët kjo pasi fermerët e tjerë nuk përmbushin dot detyrimin për faturën e cila duhet të shoqërojë mallin për eksport. Pavarësisht kësaj ne e shohim si diçka tepër pozitive dhe rëndësi ka që ky treg të rritet. Prej disa vitesh ne jemi përqendruar te tregu i Egjiptit dhe Arabisë Saudite dhe rezulton se ai është duke u rritur. Kemi lobuar fort për këtë gjë nëpër panaire, konferenca e takime ndërkombëtare dhe kanë dhënë rezultat pozitiv. Ne jemi duke orientuar fermerët qëtë rritin standardin pasi ky treg është i favorshëm për zhvilimin e ekonomnisë së tyre”shprehet për gazetën “Panorama” drejtori i bujqësisë Vullnet Gjolla.
Gjkatë sezonit të kaluar janë eksportuar 2400 ton mollë për përpunim industrial dhe rreth 1 000 të tjera për konsum.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.