Arben Ahmetaj zgjidhet Zv.Kryetar i Bordit të Guvernatorëve të BERZH
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj është zgjedhur përmes votimit zëvendëskryetar i Bordit të Guvenratorëve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim gjatë takimit vjetor të bankës.
Gjatë fjalës së tij Ahmetaj prezantoi zhvillimet kryesore ekonomike të Shqipërisë si dhe reformat e ndërmarra nga qeveria. Ndërkohë, deklaroi se ekonomia shqiptare është në vitin e katërt të përshpejtimit të rritjes në 3.8%.Më tej shtoi se:
“Përpjekjet për konsolidim fiskal dhe rritje ekonomike kanë qenë faktorë përcaktues për krijimin e vendeve të punës dhe uljen e pabarazisë”, ndërsa papunësia tek të rinjtë në ekonominë shqiptare është më e ulta në rajon.”
Ministri i Financave dhe Ekonomisë shprehu vlerësimin e qeverisë për rolin që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka në një sërë projektesh të rëndësishme në vendin tonë, si në infrastrukturë, energji, klimën e biznesit dhe financimin në bujqësi.
Në këtë kuadër, Ministri Ahmetaj tha se investime me mbështetjen e BERZH, si Bypasset e Fierit dhe Vlorës dhe hekurudha Tiranë-Durrës, janë investime tejet të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës në vend.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.