“Arctic Apple”, molla e krijuar gjenetikisht e cila nuk nxihet kur qërohet
Molla, ashtu sikurse pjesa më e madhe e frutave në momentin që i presim por nuk i konsumojmë fillojnë të marrin një ngjyrë kafe e cila të krijon përshtypjen e një produkti të ndenjur.
Por tashmë nuk keni pse të shqetësoheni më për këtë fakt. Arctic Apple është molla e parë gjenetikisht e dizenjuar në botë që nuk kthehet në ngjyrë kafe pas prerjes.
Ajo u krijua nga kompania kanadeze Okanagan Speciality Fruits dhe tashmë është duke u shitur në dyqane të zgjedhura ushqimore.
Kur qelizat e mollëve konvencionale janë dëmtuar, siç ndodh kur ato priten ato “plagosen” një enzimë e quajtur polifenol oksidasi inicion një reaksion kimik që e kthen tulin e frutave në kafe.
Ndonjëherë ndodh që mollë të caktuara të kenë një shkallë më të ulët ngjyrosjeje për shkak të niveleve të ndryshme të PPO, por “Arctic Apple” është molla e parë jo kafe në botë pasi prihet.
Tuli i mollës do të mbajë një ngjyrë të freskët e të pëlqyeshme edhe disa ditë pasi molla të jetë prerë.
“Okanagen Speciality Fruits” thotë se kjo do të rrisë konsumin e mollës dhe do të zvogëlojë mbetjet ushqimore.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.