“Argument” – A ka rezerva shteti shqiptar për koronavirusin? Anastas Angjeli shpjegon situatën e krijuar
Teksa pandemia e koronavirusit ka izolaur qytetarët në të gjithë botën, të gjithë po shtrojnë pyetjen se cilat do të jenë efektet dhe ndryshimet reale që do të sjelli në sistemin social-ekonomik, kjo krizë shëndetësore dhe humanitare.
Shumë parametra në botë tregojnë se ekonomia globale mund të gjendet në një krizë recesioni, e njëjta si ajo e vitit 2008 dhe koronavirusi e ka përforcuar akoma më shumë këtë bindje.
I ftuar në studio për të folur rreth kësaj teme ishte ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli, i cili është shprehur se virusi ishte një “çakmak që ndezi fitilin”.
“Besoj që tashmë ajo që para dy muajsh quhej një trokitje në derë e krizës në ekonominë globale po kthehet në realitet. Ajo ka hyrë tashmë dhe ka pushtuar të gjitha vendet. Koronavirusi ishte një faktor shumë i rëndësishëm për ta shtyrë më tej këtë krizë.
Koronavirusi është çakmaku që vuri flakën dhe bëri tashmë të shpërthejë kjo krizë. Po të kthehemi në vitin 2008- kanë kaluar 10 vite, aq sa cikli ekonomik po priste pikën të tronditej. Koha e ciklit të ripërsëritjes së tronditjes së një ekonomie globale ka ardhur, pa përfshirë virusin.
Shenjat e një rënie të ekonomisë u evidentuan që vitin e kaluar. Nga pikëpamja tjetër, pa koronavirusin shumë fenomene të reja u shfaqën në eknominë globale, teksa debate të shumta kanë filluar nëse globalizmi është një problem apo zgjidhje.
“Ky 10 vjeçar që po vjen po krijon shumë problem, po gjithashtu po krijon debate mbi ndryshimin e filozofisë së sistemeve ekonomike-sociale. Po diskutohet për kapitalizmin alternativ, pra të ketë një fytyrë më sociale. Shtetet e Bashkuara për të ndërhyrë në ekonomi me një paketë shumë të madhe, kjo do të thotë që do të kemi një ndryshim jo vetëm për momentin, por në afatgjatë.”
Sipas tij, shteti shqiptar ka rezerva në dispozcion për të përballuar këtë sfidë:
“Si çdo vend tjetër në botë edhe shteti shqiptar ka rezervat e veta. Në buxhet është kontigjenca, që është një buxhet për raste të ndryshme të fatkeqësive natyroe, është Fondi Rezervë I Këshillit të Ministrave, janë disa mbështetje dhe rezerva që kanë Emergjencat Civile si dhe janë rezervat që ka Banka Qëndrore. Të gjitha këto rezerva ka dispozita të caktuara se si përdoren dhe patjetër që në momentin e duhur do të vihen në punë.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.