Argument” – Dorjan Teliti: “Jemi vendi më i goditur në Ballkan nga kriza. 75 milionë euro kanë shkuar për kontrata abuzive’
Në emisionin “Argument” mbrëmjen e sotme ishte i ftuar Drejtori I Partisë Demokratike për Çështjet Ekonomike, Dorjan Teliti.
Z.Teliti ka folur për gazetarin Civici rreth aferës së incineratorëve dhe dëmeve që ajo ka shkatuar në Buxhetin e Shtetit, si dhe për faktin që PD ka dorëzuar zyrtarisht në SPAK dosjen për hetim.
“Kemi tre vepra me një pronar të vetëm ,të lidhur me qeveritarët shqiptarë. I kemi denoncuar që në momentin e parë, me zë dhe figurë dhe sot përfaqësuesit e PD kanë kallëzuar në SPAK edhe abuzimet që janë bërë me kontratat koncensioanre. A duhet pastruar Shqipëria dhe mbrojtur ambienti. Patjetër, por duhen bërë në mënyrën e duhur që të mos përfshihen në kontrata klienteliste.
I jemi drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për ti hetuar inicineratorët e Fierit, Tirana dhe Elbasanit dhe janë lidhur kontrata miliona euroshe dhe deri më sot janë paguar nga taksat e shtetit 75 milionë euro. Para të cilat i janë marrë taksapaguesve shqiptarë dhe kanë një vlerë shumë të lartë sidomos në kohë pandemie.”
Më tejz.teliti ka shpjeguar se situata paraqitet shumë e rëndë për bizneset e vogla, ndërkoëh që sipas tij qeveria duhej të kishte bërë ndërhyrje më të forta në treg për të minimizuar dëmet:
“Situata është shumë e trishtë në terren. Biznemesnët e vegjël jaën shumë pesimistë. Askush nuk thotë që janë mirë, por negativisht.
Të paktën 6 në 10 biznese sot janë me humbje. Dhe ajo pjesa e bizneseve që nuk është me humbje janë jek e jek në raport me humbjet. Janë gati 100 mijë familje, që përpara merrnin 400 – 500 mijë lekë, sot nuk marrin asgjë.
Ajo që duhej bërë, e kemi thënë edhe në studion tuaj është menaxhimi i dëmit. Të bëhej çmos nga qeveria shqiptare që të minimizonte dëmet. Si çdo vend i botës edhe ne do të bënim hapa mbrapa, por nëse qeveria do mbështeste sektorët kryesorë të ekonomisë dhe bizneset e mëdhenj dhe të vegjël, por edhe konsumatorët do t’i kishim dëmet në gjysmën e masës që I kemi sot.
Kryeminsitri mashtron edhe për shifrat që pret të humbasë Buxheti I Shteit. Para disa javësh tha 5.5% më pas, 7.5% dhe do thotë më vonë në 9.1%. Jemi ndër vendet më të goditura në Ballkan dhe jemi të fundit sa i përket krizës. Qeveria i kishte në dorë të gjitha mekanizmat dhe eurobondin e mori, në momentin që ke shpallur luftë duhen riaprë prioritet. Prioritetet vazhdojnë të ishin inceneratorët, kontrata koncesionare dhe tenderat. Gjatë 7 viteve të Partisë Socialiste nuk u vunë në vëmendje qytetarët e thjeshtë dhe biznesi. ”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.