“Argument” – Ermonela Felaj mbi bojkotin në Rinas: “Është bërë falsifikim dokumentash. Shteti të hetojë deri në fund shkeljen e rëndë.”
Në emisionin e mbrëmjes së sotme “Argument” me gazetarin Enio Civici është folur rreth ngjarjes së bujshme në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” ku kontrollorët e trafiikut ajror kanë bojkotuar punën duke bllokuar aktivitetin normal.
Ministrja Balluku u shpreh se qeveria kishte plan rezervë për të zgjidhur ccështjen dhe në ditën e sotme janë kryer vetëm fluturime esenciale, si ajo e mbërritjes se vaksinave nga Turqia, ndërsa raportohet se kontrollorë të huaj do të marrin drejtimin e përkohshëm.
E ftuar në studio ishte Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit të Sigurisë, e cila u shpreh se shteti duhet të vijojë deri në fund me forcën e ligjit dhe të hetojë kontrollorët përtej akuzave për shpërdorim detyre deri në falsifikim dokumentash:
“Albcontrol ka për detyrë të japë prej shumë shërbimeve edhe atë të trafikut ajror. Të gjithë ata që janë kontrollorë licensohen nga Autoriteti Aviacionit Civil dhe licensuesit e tyre trajnohen gjithashtu. Detyra e tyre është e rëndësishme sepse rregullojnë trafikun mbi hapësirën ajrore që ka sovranitet Republika e Shqipërisë.
Akti i kontrollorëve ishte i paprecedentë dhe karshillëk ndaj shteti dhe impilkon ccështje të sigurisë kombëtare, sepse askush nuk mundet të vihet mbi ligjin dhe detyrat që caktohen. Ka qenë veprimi I duhur, ai i prokurorisë për të shoqëruar dhe më tej proceduruar personat që organizuan grevën. Pas aktit ka një prapavijë politike dhe prokuroria nuk duhet të ndalet vetëm te akuzat për shëprdoirm detyre dhe falsifikim dokumentash, por të shohë edhe më thellë sepse vepra e tyre ka përmasa më të mëdha.
Rrezikohej siguria kombëtare, sepse aeroporti mund të merrej në duar nga persona të rrjeteve terroriste. Nuk ka vend për ta toleruar dhe duhet tfeguar deri në fund forca e shtetit dhe ligjit.Ata paguhen nga Eurocontrol dhe pandemia ndikoi në trafikun ajror. Ky problem nuk mund të shërbente si justifikim për atë që bënë, duke ndaluar veprimtarinë e aeroportit Nënë Tereza.Ata guxuan të vënë në pikëpyetje jetët e njerëzve me vonesën e vaksinave.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.