“Argument” – Fasonëria, turizmi dhe industria prodhuese japin alarmin: “COVID-19 po shkakton krizë historike”
Në mbrëmjen e sotme në emisionin “Argument” nga Enio Civici ishin të ftuar Arben Shkodra, Donika Mici dhe Kliton Gërxhani si përfaësues të tre sektorëve më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare dhe që po vuajnë shumë në krizën e shkaktuar nga COVID-19.
Donika Mici është shprehur se fundi i 6 mujorit të këtij viti ka shkaktuar një rezultat negative historic:
“Fundi 6 mujorit të parë të këtij viti, nuk e priste asnjëri nga ne në këtë situatë. Që nga viti 1992 është një nga 6 mujorët më kritikë në historinë tonë. Fasonët janë sektori më i goditur, pasi rrjetet janë të mbylura, bizneset e mëdha janë gjithashtu duke shkurtuar dyqanet, sepse mungon jashtëzakonisht shumë konsumi. Ka rënë konsumi me 70%, normalisht që edhe kërkesa bie në të njëjtën masë.”
Ndërkohë, Kliton Gërxhani ka shpjeguar se turizmi gjithashtu po përjeton një krizë dramatiek që mund të çojë në mbylljen e shumë bizneseve:
“Ashtu si edhe në fillim të vitit, nuk po e ndiejmë sezonin fare. Nuk ka ndonjë diferencë të dukshme, ndërsa çdo lëvizje ësthë e pamjaftueshme. Nuk kemi asnjë sinjal pozitiv as për pjesën e dytë të këtij viti. Ndjehemi gjithashtu edhe vetëm, pa mbështetje nga qeveria. Nuk e dimë nëse do të ketë ndonjë lek rezervë dhe më e mira është ta mbyllim aktivitetin. Mbyllja totale e bizneseve dhe eksporteve është një dëm i jashtëzakonshëm për ekonominë shqiptare, kështu që edhe efektet pritet të jenë të tilla. ”
Arben Shkodra ka shprehur gjithashtu opinionin se qeveria duhet të veprojë më shpejt për të mbështetur sektorë të ndryshëm:
“Ajo që thotë zonja Mici është e drejtë, se sektori i fasonit pas hotelerisë po e vuan më së shumti krizën. Ka edhe sektorë të tjerë që po vuajnë fshikullimën e kamzhikut të ekonomisë botërore. Kemi sektorin e përpunimit të metaleve me ngjyra si shembull tjetër, pasi ato i shërbejnë industrive automobile botërore dhe europiane dhe shumë shpejt do kthehet në një ulje të produktivitetit në Shqipëri. Kemi materialet e ndërtimit që duket sikur kanë filluar, por i gjithë plani i Rimëkëmbjes duhej të ishte ilaçi për këtë industri, ndërkohë që nuk po fillon ashtu siç duhet dhe ne i bëjmë thirrje qeverisë të marrë masa sa më shpetj në këtë drejtim.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.