Argument – “Fiskalizimi i ekonomisë”, ministrja Denaj shpjegon reformat e qeverisë dhe ndryshimet ligjore
Në mbrëmjen e sotme në emisionin “Argument” me gazetarin Enio Civici ishte e ftuar Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.
Ky vit mund të quhet padyshim ndër më kritikët sa i përket sfidave ekonomike me të cilat përballet vendi ynë në dekadën e fundit. Dy tragjedi natyrore si tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e COVID-19 ka prekur të gjithë sektorët në makro dhe mikro, ndërsa qeveria ka prezantuar një sërë masash dhe planesh për të realizuar qëllimin final të Rimëkëmbjes së vendit.
Heqja e Tvsh-së për bizneset deri në 10 milionë dhe heqja e tatim-fitimit për fashën e bizneseve deri në 14 milionë lekë janë dy nga masat e njoftuara së fundmi nga qeveria, së bashku me prezantimin e tre paketave për programet e punësimit.
Nismën më të fundit të qeverisë për heqjen TVSH-së dhe Tatim-Fitimit ministrja Denaj e ka mbrojtur duke thënë se tashmë qeveria do fokusohet në një grup të kufizuar biznesesh duke ia bërë më të lehtë identifikimin e evazionit fiskal:
“Për të goditur evazionin fiskal administrata tatimore është në një masë të madhe e varur nga kontrollet, inpsektimet dhe këto kapacitet nuk plotësohen nga burimet njerëzore.
Pjesa e kontrollove që duhet të ulni evazionin varet nga njerëzit. Kur ti e aplikon këtë për 126 mijë biznese, bëhet e pamundur për administratën për të goditur të gjtiha burimet e evazionit.
Administrata tatimore do duhet të rifomartohet mbas sistemeve edhe më shumë, për ti lënë vend jo vetëm kryqëzimit të informacionit por edhe tek ato biznese që kanë ndikim më të madh tek evazioni.
Disa biznese të vogla nuk krijojnë vlerë në administratën tatimore.
FMN ka bërë thirrje për rritjen e pragut dhe me reformën për heqjen e TVSH-së tashmë ne do të jemi të fokusuar tek biznesi i madh dhe i mesëm.
Më tej ministrja Denaj ka shpjeguar se janë katër projektligje Shum të rëndësishëm që pritet të ndryshojnë të gjithë panoramën e formalizimit të ekonomisë dhe përmirësimit më tej të kushteve aktuale:
Kemi katër projektligje shumë të rëndësishme në këtë vit dhe atë që vjen. Së pari është fiskalizimi, që u shty për vitin që vjen.
Së dyti flasim për procesin automatik të informacionit brenda edhe marrëveshjes me OECD, që nga 1 shtatori i këtij viti u shty për vitin tjetër pasi bankat nuk ishin ende gati.
Më tej ne kemi dy regjistra me të cilat po punojmë për ti implementuar si pjesë e planveprimit me AATF dhe MoneyVal. Regjistri i pronarëve përfitues dhe llogarive bankare janë informacione, që jo vetëm do ngrihen në bazë sistemesh dhe do kryqëzojnë informacionet, por do e realizojnë këtë jo vetëm në sistemin lokal por edhe ndërkombëtar. Pjesa më e madhe është e punuar me partnerë ndërkombëtarë.
Më tej, pyetur nga gazetari Civici për domosdoshmërinë e këtij sistemi për transferimin e të dhënave në llogarinë bankare dhe abuzimet që mund të bëhen me keqpërdorimin e informacionit ministrja është përgjigjur se për këtë do të ketë elementë të shumtë sigurie. Ajo ka argumentuar gjithashtu pse Administrata Tatimore është më e përshtatshme për këtë rol se Banka e Shqipërisë:
“Banka Shqipërisë ka regjistrin e kredive. Administron një bazë të gjerë të dhënash që ndihmon edhe për të vendosur, sipas hapësirave ligjore politika të rëndësishëm që Banka merr përsipër, por nuk ka sot një regjistër bankar që kryqëzon informacionet së bashku me atë të tatimeve për të evidentuar parregullsitë.
Ka metodologji të ndryshme dhe në hartimin e projektligjit është diskutuar ku do të rrinte më mirë ky regjistër i ri, pasi nuk eksiton ende në Shqipëri dhe u vendos për administratën tatimore.
Sepse kështu shkëput më mirë rolin e Bankës së Shqipërisë nga ai që është roli adminsitrativ me gjurmimin dhe evidentimit të çështjeve që lidhen me evazionin. Administratat tatimore do ta bënte më të kryqëzuar dhe transparente këtë proces.
Në raste abuzimi duhet të jenë subjekt i një hetimi dhe administrata tatimore, dhe nëse një person apo biznes evidenton në të ardhmen dhe ka fakte sigurisht që të gjtihë do jenë pjesë e nëj hetimi.
Regjistri do bëhet me partnerë ndërkombëtarë. Përdorimi i të dhënave do të jetë aty me të drejta të kufizuara si në Drejtorinë e Thesarit. Siguria e informacionit është e tillë e ndërtuar në shkallë dhe e kontrolluar me disa parametra që nëse dikush ka ndërmend të hyjë do të kapet.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.