“Argument” – Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: “Shqipëria në direktivë me të gjithë rregulloret e BE”

I ftuar në “Argument” mbrëmjen e sotme ishte Besnik Dervishi, Komisioneri për Drejtimin e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Në një kohë ku teknologjia gjithnjë e më shumë po I detyron njerëzit të transferojnë të dhënat personale në rrjet, një rëndësi gjtihnjëë e më të madhe po merr mbrojtja e tyre.
Z.Dervishi duke folur për institucionin që ai drejton e ka cilësuar atë si më të rëndësishmin në epokën teknologjike dhe 28 janari si dita europiane e kremtimit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale:
“28 janari është një vendim që është marrë në kuadër të forumit të Komisionierëve të Mrojtjes së të dhënave për të kremtuar një ditë.
28 janari lidhet me miratimin e Konventës 108 që është dokumenti ndërkombëtar që garanton mbrojtjen e të dhënave personale.
Fillimisht ka nisur nga Europa, por sot i ka kapërcyer kufijtë e saj, kjo ccdo ditë po merr një përmasë më globale. Në 2021 është edhe 40 vjetori i Konventës dhe mbetet përsëri një fushë e re, pavarësisht viteve, sepse duhet thënë se ndryshimet teknologjike janë shumë të shpejta.
Në lidhje me Shqipërinë dhe avancimet e saj në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, Z.Dervishi u shpreh se gjtihnjë ka gjëra për të bërë për shkak të ndryshimeve të shpejta në teknologji, por se vendi ynë ka të ratifikaur të gjthia marrëveshjet europiane:
“Po të shikojmë pjesën e gotës bosh ka ende shumë gjëra për të bërë përpara dhe në një dimension kaq dinamik në lidhje me ndryshimet teknologjike është e vështirë.
Është vlerësuar si një nga institucionet shqiptare që plotëson standartet e BE. Zyra e Komisionerit është anëtare me të drejta të plota, por suksesi më i madh është kur jemi pranuar si anëtarë të Bordit Europian të Mbrojtjes së të dhënave personale. Jemi i pari vend jo-anëtar që kemi marrë statusin si vëzhgues në Bord.
Përsa i përket legjislacionit të miratuar përvecc Konventës 108 është edhe GDPR që është një rregullore e re dhe ecën paralelisht me të. Shqipëria është në proces, sepse gjërat nuk i shpikim ne. E kemi ratifikuar Konventën dhe është në direktivë më atë të BE. Tashmë jemi në ratifikim edhe të Konventës 108 plus. Me GDPR jemi në process dhe përfitues të një procesi binjakëzimi që ka fillaur punë në tetorin e kaluar dhe brenda këtij viti përfundojmë implementimin e rregullores së re.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.