“Argument” – Partia dhe Pandemia. Etjen Xhafaj: “Partia Socialiste po i vaksinon të gjithë, PD po cënon shëndetin”
Etjen Xhafaj, Zv.Ministër i Energjisë si dhe kandidat i PS për qarkun e Tiranës, ka folur për emisioni Argument lidhur me akuzat e qeverisë ndaj grumbullimeve masive të Partisë Demokratike.
“Në fund të ditës të gjithë shqiptarë jemi, askujt nuk i uron atyre të keqen edhe po nuk votuan për ne. Partia Socialiste ka qeverisur për të majtë, të djathtë dhe indiferentët. Është rindërtuar për të tre, po vaksinohen të tre, nuk paragjykohet njeri. Thjesht është një kohë ku kujdesi duhet patjetër, paçka se është rritur vaksinim, paçka se ngarkesa virale është duke rënë për shkak të motit, edhe paçka se jemi në kushte më të qeta. Duhet menaxhuar kjo situatë pasi ndryshe nuk do të dalim dot kurrë. Kjo ka logjikë edhe për vetë ekonominë edhe për vetë jetën e qytetarëve mbështetës të Partisë Demokratike në këtë rast, por edhe për të mësuar atë që është sensi i të bërit politikë publike. Ti duhet t’i shërbesh publikut se duhet të projektosh atë që do të bëhet, jo t’i shkelësh të gjitha rregullat sepse do i vendosësh vetë nga e para.” – u shpreh ai.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.