Argument – Shifrat e INSTAT në ‘përplasje’ me realitetin, Z.Teliti: “Tallje me publikun. PD nuk premton mrekullira, por normalitet”
Në emisionin “Argument” nga gazetari Enio Civici ka qenë i ftuar Z. Dorjan Teliti, Shefi i Zyrës Ekonomike në Partinë Demokratike.
Teska debati është shtuar mbi raportin e fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Klimën e Biznesit në Shqipëri, Z.Teliti ka komentuar edhe shifrat e INSTAT që në papunësinë e tremujorit në kulmin e pandemisë, tregohej se ndryshimi përfaqësohej në nivele minimale, gjë e cila linte hapësira për interpretim, ku sipas llogaritjeve logjike gjatë pandemisë, Shqipëria mund të ketë humbur rreth 100 ose diçka më shumë vende pune, në diskordancë edhe me shifrat e qeverisë që parashikonte rreth 70 mijë vende pune të humbura.
Gjithashtu edhe statistikat për nivelin e pagave linin hapësira për interpretim, teksa dihet që inflacioni në vendin tonë është në nivelet më të ulëta dhe ekonomia drejt një stanjacioni:
“E vetmja mënyrë për të justifikuar të dhënat e INSTAT është nëse ai vlerësim bëhet ditor. Pra, nëse bëhet raporti ditor është e vërtetë që kemi humbur nga 100 vende pune çdo ditë. Por nëse një institucion shqiptar guxon të publikojë se papunësia nuk ka rritje në Republikën e Shqipërisë kjo është tallje.
Vetë qeveria shqiptare duhet të bjerë dakord me shifrat e papunësisë, pasi të dalësh të thuash që vetëm ne nuk kemi humbur vende pune në gjithë botën është turp. Si parashikohet që ne do të kemi recesionin më të madh nga të gjitha vendet e rajonit në analizat e Bankës Botërore. ”
“Të thuash që pagat sot janë rritur është gjithashtu turp. Ndoshta janë marrë në pyetje vetëm disa biznese shqiptare, duke marrë vetëm nëj anë të realiteti, pa u pyetur në përgjithësi. Ne si Parti Demokratike i bëjmë thirrje INSTAT-it që të marri përsipër përgjegjësitë e saj reale, pasi të dhënat që ky institucion nxjerr kanë vlerë historike në ecurinë ekonomike të Shqipërisë. Të dhënat e gabuara nuk çojnë në vendimmarrjen e duhur dhe është një detyrë qeverisë në pushtet.”
Duke folur për programin ekonomik të PD-së, Z.Teliti më tej u shpreh se po bëhet një skaner i të gjithë ekonomisë shqiptare për të ndihmuar tregun të identifikojë problematikat. Ai është shprehur se PD nuk premton mrekullira, por të paktën normalizimin e situatës, ku paratë shkojnë aty ku ka nevojë:
“Ne po bëjmë një listë me të gjitha problematikat që haset biznesi në Shqipëri duke dalë përditë në terren për të pyetur. Të gjitha problematikat do të gjejnë përgjigje në programet tona qeverisëse. Do ishte normale që kjo analizë të bëhej nga qeveria shqiptare me paratë e taksapaguesve pasi i shërben të gjithëve. Të gjithë aktorët e tregut do ishin më të aftë në këtë mënyrë për të marrë edhe vendimet e duhura.
Por, sigurisht edhe për këtë jemi të fundit në rajon siç jemi të fundit për thithjen e investimeve të huaja. Siç jemi të parët për nivelin e taksave, siç jemi të parët për shpërdorimin e fondeve publike nëpërmjet prokurorimeve. Minimalja që mund të bëjmë është një skanim i situatës, që do sillte politikat e duhura që nga qeveria nuk janë artikuluar. Qeveria shqiptare hodhi vetëm 100 milion euro në 6 muaj që zgjati pandemia, ndërkohë që vetëm gjatë kësaj periudhe na ka marrë disa herë më tepër. Ka marrë edhe eurobondin 650 milionë euro hua, por për të dhënë vetëm 100.
Prandaj ne jemi këtu sot. BERZH e thotë që recesioni do jetë të paktën 9% dhe në nivelet më të larta.
Nuk do bëjmë as ne mrekullira me ardhjen në pushtet, por të paktën do të ofrojmë normalitet. Paratë që paguajnë individët dhe bizneset duhet t’i kthehen atyre që të menaxhojnë situatën. Në çdo krizë duhet bërë minimizimi I dëmeve, nëse e lë situatën ën rrjedhje të lirë, përfundojmë aty ku jemi sot, ku nuk kemi një shifër të vetme që të thotë se jemi më mirë se një vit më parë. ”
Geri Kolgega / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.