Ari, drejt rritjes së madhe mujore – Pritet nivelin më i lartë në 10 muaj, kryesisht prej rritjes së inflacionit
Çmimi i arit është rritur në nisje të Javës dhe ndodhet drejt rritjes më të madhe mujore që prej Korrikut 2020, nxitur nga rënia e dollarit dhe yieldet e ulëta, ndërkohë që presionet inflacionaiste kanë rritur gjtihashtu kërkesën për metalin. Norma spot e arit u rrit me 0.1% në 1,905.14 dollarë për onz. Çmimi ka shtuar 7.7% deri më tani për muajin. Analistët thonë se ari po mbledh fuqi nga shqetësimet mbi inflacionin dhe tërheqja e fundit e interesave të borxhit.
Dollari është i dobët gjithashtu dhe investitorët e arit po presin tashmë një çmim prej 2,000 dollarë për onz. Indeksi i dollarit ra me 0.1% kundër valutave rivale, ndërsa yieldet 10-vjeçare të thesarit ranë në 1.593%, duke ulur koston oportune të mbajtjes së metalit të çmuar. Të dhënat në tregtinë e fundit treguan se çmimet e konsumit në SHBA u rritën gjatë muajit Prill, me një tregues të inflacionit që kaloi objektivin 2% të Rezervës Federale, dhe me rritjen më të madhe vjetore që prej vitit 1992. Ari, që përdoret si një mbrojtes ndaj inflacionit, ka përfituar nga të dhënat e fundit mbi çmimet në Shtetet e Bashkuara dhe Britani.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.